
Moti i keq në veri të vendit ka shkaktuar pasojat e para. Raportohet se në Shkodër 5 mjete dhe 9 persona u bllokuan në aksin rrugor Breg Lumi – Theth rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të reshjeve intensive.
Kryebashkiaku Benet Beci bën me dije se Makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar.
“Strukturat tona po punojnë me intensitet për të normalizuar qarkullimin dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo situatë e krijuar nga kushtet e vështira atmosferike”,- thekson Beci.
Lini një Përgjigje