TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2023, 07:22

" I gjithë sistemi është vënë në funksion", Bushati tregon skenarin e errët që po bën PS në këto zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti
" I gjithë sistemi është vënë në
Edi Rama dhe Andi Bushati

Analisti Andi Bushati thotë se në këto zgjedhje nuk po flitet më për fitoren e socialistëve sepse ajo është e sigurt.

Sipas tij bashkitë janë blerë, ndërsa nënvizoi se Rama nuk mund të mbijetojë më pa një opozitë fallco dhe të përçarë.

“Ti shih vetëm fushatën e Tiranës, duhet të mbyllim televizorin se na shfaqet Erion Veliaj, na buçet zëri i Erion Veliajt në vesh nga mëngjesi në darkë. Pra, i gjithë sistemi është vënë në funksion të kësaj.Këto të tjerat nuk po bëhen që Rama të vjedhë zgjedhjet e 2021-shit, po bëhet që të mbajë në këmbë një opozitë false që ta përdori për të vjedhur dhe zgjedhjet e 2025-sës. Këto që e merr komisionerin ja jep tregut çam, e merr numëruesin, ja jep vulën Alibeajt…këtij vendi i duhen patjetër. Rama nuk mund të mbijetojë më pa një opozitë false dhe pa një opozitë të përçarë.” – u shpreh Bushati i ftuar në Euronews Albania.

 Bushati iu kundërpërgjigj gjithashtu edhe Monika Kryemadhi duke i thënë se Rama do i masakrojë në zgjedhjet e 14 majit. 

Sipas Kryemadhit, Rama mund t’i masakrojë vetëm nëse ble Berishën, siç bëri me Lulzim Bashën.

Ndërkohë, Bushati iu kthye duke thënë se që ka blerë Lulzim Bashën është supozim, por që ka blerë opozitën me vulë të tanishme është një fakt. Në këto kushte analisti tha se ka një strategji të mirëmenmuar që nis që nga vjedhja e vulës. Sipas tij Rama ka bërë të qartë se nuk do të lejohet numërimi i votës reale të qytetarëve.

“Unë kam frikën se ne që jemi këtu do t’i kërkojmë falje Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, pra do të vijë Ilir Meta dhe Sali Berisha dhe nuk do të marrin dot 720 mijë votat që grumbulluat ju me Bashën sepse sistemi është bërë shumë më represiv se para 2 vitesh.” , deklaroi Bushati në “Now me Erla Mwhillin”.

bushati rama 14 maji

Lini një Përgjigje