
Gazetarja Anila Hoxha ka treguar një tjetër episod skandaloz nga drejtësi shqiptare.
Ajo ka treguar rastin e Enver Sheshi, i cili vdiq në burg, por gjyqi ndaj tij vijon.
"Ma përshkruaj drejtësinë sa më thjesht. Po ja, ndërron jetë në burg qytetari i quajtur Enver Sheshi. Gjatë gjykimit paraprak çështja ndaj tij pushohet për dy arsye
- e para se nuk jeton më;
- e dyta sepse ishte gjykuar njëherë dhe s’mund të gjykohej për herë të dytë, për të njëjtën vepër;
Por drejtësia vazhdon ta kërkojë në gjykim edhe mbas vdekjes.
Nejse. Mbase drejtësia jonë kërkon të jetë Zoti", shkruan Anila Hoxha.
Kujtojmë që Enver Sheshi vdiq në janar të këtij viti në spitalin e QSUT në Tiranë, ai ishte i arrestuar për aferën e inceneratorëve.