TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2025, 09:24

11 Maji/ 2800 të dënuar dhe të paraburgosur do të ushtrojnë sot të drejtën e votës!

Shkruar nga Pamfleti

11 Maji/ 2800 të dënuar dhe të paraburgosur do të

Mbahen sot zgjedhjet parlamentare në vendin tonë.

Në këto zgjedhje, kanë të drejtë vote në total 2800 të dënuar dhe paraburgosur nga të gjitha burgjet e vendit.

Mësohet se 1400 të dënuar janë përjashtuar nga e drejta e votës për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Sot u drejtohen kutive të votimit 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në parlament. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. 

Risi në këto zgjedhje parlamentare është vota e diasporës, ku për të zgjedhur për Parlamentin e ri janë regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë.

 

Lini një Përgjigje