
Shqipëria mban sot zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Votimi nisi në 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00.
Në një nga qendrat e votimit në Shijak, konkretisht në qendrën me numër 1393/1, e vendosur në ambientet e shkollës “16 Shtatori”, janë hasur probleme me identifikimin biometrik të votuesve.
Sipas kryetarit të QV-së Orman Vora, pajisja nuk ka arritur të njohë shenjat e gishtërinjve të dy votuesve, gjë që ka çuar në hartimin e një procesverbali për rastin.
Lini një Përgjigje