TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2025, 09:01

Votime familjare në Bradashesh, raportohet për probleme me fshehtësinë e votës

Shkruar nga Pamfleti

Votime familjare në Bradashesh, raportohet për probleme me

Në një qendër votimi në Bradashesh në Elbasan janë raportuar disa raste të votimit familjar.

Mësohet se procesi i votimit për disa persona nuk është një rast i izoluar, por të shumta kanë qenë qytetarët që kanë proceduar në këtë mënyrë.

Komisionerët deklarojnë se kjo mënyrë votimi është lejuar pasi ka pasur raste të pamundësisë fizike, me persona që nuk shohin apo dëgjojnë.

Sipas ligjit, në momentin që dikush ka problematika dhe kërkon një shoqërues, kjo duhet të vërtetohet me anë të dokumentacionit.

Gjithashtu problematike është edhe vendosja e dhomës së fshehtë ku plotësohet fleta e votimit. Mënyra e vendosjes së tyre nuk garanton fshehtësinë e votës pasi kuptohet lehtë se për parti apo kandidat voton qytetari.

 

Lini një Përgjigje