
Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH-së janë shpërndarë ditën e sotme në të gjithë territorin e vendit në funksion të planit të masave për parandalimin ose goditjen e krimeve zgjedhore.
Nga raportimet mësohet se prokurorët, të shoqëruar nga agjentë të BKH-së, kanë zhvilluar takime me drejtues të prokurorive në rrethe, si dhe me drejtues të Policisë së Qarqeve, me synim koordinimin e veprimeve dhe punës në funksion të parandalimit të krimeve zgjedhore.
Referuar të dhënave në Qarqet Durrës, Elbasan dhe Fier janë angazhuar nga 2 prokurorë të SPAK, që do të shoqërohen nga agjentët e BKH-së.
Këto qarqe konsiderohen me risk të lartë për krim zgjedhor, ndaj edhe do të angazhohen nga dy prokurorë të Prokurorisë Speciale. Ndërkohë Tirana, si qarku më i madh, do të mbikqyret nga 3 prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH-së.
Sipas raportimeve, prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH-së do të përgjatë ditës së sotme dhe nesër do të jenë në gadishmëri, ndërsa një numër jeshil është instaluar, ku çdo qytetar mund të bëjë denoncime nëse do të ketë informacione ose do të jetë dëshmitar i krimeve zgjedhore.
Fenomeni më i përhapur i krimeve zgjedhore është blerja e votës, ose intimidimi i votuesve përmes grupeve kriminale, ose personave të veshur me pushtet.
Lini një Përgjigje