TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Qershor 2026, 12:40

"13.3 billion USD drogë e sekuestruar"/ Prokurori kilian jep alarmin: Mafia shqiptare kontrollon shumicën e porteve në vendin tonë

Shkruar nga Pamfleti

“Shqiptarët sot, së bashku me 'Ndrangheta italiane, janë organizatat kriminale më të mëdha që kontrollojnë shumicën e porteve të Evropës; dhe në rastin e mafies shqiptare, ato kontrollojnë gjithashtu destinacionet që ndodhen në rajonin e Oqeanisë”, tha ai.

"13.3 billion USD drogë e  sekuestruar"/ Prokurori kilian jep
Prokurori kilian Juan Castro Bekios

Prokurori kilian Juan Castro Bekios, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e organizatave kriminale shqiptare në rrugët e trafikut të drogës që kalojnë përmes vendit të tij.

Gjatë një interviste për T13 En Vivo, Bekios foli për punën e Prokurorisë kundër Krimit të Organizuar në veri të Kilit, duke theksuar rezultatet e hetimeve dhe sekuestrimet e mëdha të lëndëve narkotike.

“Sekuestrimi i drogës arrin në treg vlerën e 757 miliardë pesos(13.3 billion USD)”, deklaroi ai.

Sipas prokurorit, pozicioni gjeografik i Antofagastës i ka dhënë rajonit një rol të rëndësishëm në luftën kundër trafikut të drogës. Ai tha se zona nuk shërben më vetëm si korridor tranziti, por ka marrë një funksion strategjik në bllokimin e dërgesave të narkotikëve.

“Në terma të thjeshtë, kjo do të thotë se droga që po ndalohet në Antofagasta, për shkak të sasisë së saj, është droga që nuk do të arrijë në Santiago, Valparaiso dhe më në jug”, u shpreh Bekios.

Ai vuri në dukje edhe rëndësinë e portit të Antofagastës në kontrollin e hyrjes dhe lëvizjes së drogës drejt tregjeve të tjera.

Duke folur për praninë e mundshme të grupeve kriminale të huaja në veri të Kilit, prokurori përmendi organizatat shqiptare dhe ato italiane si aktorë me ndikim në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

“Shqiptarët sot, së bashku me 'Ndrangheta italiane, janë organizatat kriminale më të mëdha që kontrollojnë shumicën e porteve të Evropës; dhe në rastin e mafies shqiptare, ato kontrollojnë gjithashtu destinacionet që ndodhen në rajonin e Oqeanisë”, tha ai.

Bekios shtoi se mënyra e organizimit të këtyre grupeve dhe strukturat e tyre familjare e bëjnë të vështirë identifikimin dhe përjashtimin e ndikimit të tyre në rrjetet e trafikut që kalojnë përmes Kilit.

“Në këtë mënyrë, prania e tyre dhe mënyra se si veprojnë, si dhe kodet familjare që ata përdorin, e bëjnë vërtet shumë të vështirë të mendohet dhe të përjashtohet mundësia që të mos kemi ndikim të mafieve shqiptare për sa i përket vendosjes së drogës që kalon përmes vendit tonë, si në tregjet evropiane ashtu edhe në tregjet e Oqeanisë”, deklaroi prokurori.

 

mafia shqiptare prokurori kilian jep alarmin

Lini një Përgjigje