Ish-drejtori i Fierzës dhe Komanit, ish-ministër i Ndërtimit dhe një nga figurat më të spikatura të energjetikës shqiptare, largohet duke lënë pas veprën, integritetin dhe kurajën për t’i qëndruar përballë pushtetit kur pak vetë guxonin.
Ka njerëz që kalojnë nëpër institucione dhe lënë pas vetëm emrin në një dokument. Ka të tjerë që lënë pas vepra, të cilat vazhdojnë të flasin edhe kur ata nuk janë më. Ismail Ahmeti i përkiste kësaj kategorie të rrallë.
Me ndarjen e tij nga jeta, Shqipëria humbi një nga figurat më përfaqësuese të sektorit energjetik, një nga njerëzit që e lidhi jetën e tij me veprat më të mëdha industriale të vendit dhe me një epokë kur hidrocentralet nuk ishin vetëm burim energjie, por simbol i krenarisë kombëtare.
Ismail Ahmeti mbajti mbi supe përgjegjësi të mëdha. Ai drejtoi hidrocentralet e Fierzës dhe Komanit, dy prej veprave më të rëndësishme energjetike të Shqipërisë. Në një kohë sfidash teknike, ekonomike dhe politike, ai u dallua për profesionalizëm, përkushtim dhe karakter. Më pas shërbeu edhe si ministër i Ndërtimit, duke mbetur gjithmonë një njeri i lidhur me punën konkrete, me veprën dhe me përgjegjësinë publike.
Por Ismail Ahmeti nuk do të kujtohet vetëm për postet që mbajti. Ai do të kujtohet për kurajën e tij. Në një kohë kur pak vetë guxonin të kundërshtonin vendimmarrjen e pushtetit, ai pati forcën morale të shprehte bindjet e tij dhe të mbrojë atë që e konsideronte të drejtë. Ishte nga ata njerëz që nuk e matnin vlerën e fjalës me interesin e çastit, por me ndërgjegjen e tyre.
Brezi i inxhinierëve dhe drejtuesve të asaj kohe ndërtoi vepra që edhe sot mbajnë peshën e ekonomisë shqiptare. Ismail Ahmeti ishte një prej tyre. Ai i përkiste atij brezi që besonte se detyra publike ishte shërbim dhe se puna duhej të linte gjurmë.
Sot, kur emri i tij i bashkohet kujtesës së atyre që ndërtuan Shqipërinë moderne, mbetet respekti për njeriun, profesionistin dhe drejtuesin që nuk iu shmang kurrë përgjegjësisë.
Familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e njohën, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.
Vepra e tij mbetet. Kujtimi i tij do të jetojë gjatë në historinë e energjetikës shqiptare dhe në kujtesën e atyre që patën fatin ta njohin.
Lamtumirë, Ismail Ahmeti.
Nderim për jetën, punën dhe kurajën tuaj./Pamfleti
Emri i Ismail Ahmetit do te kujtohet e nderohet gjate si nje personalitet dhe drejtues i zoti, zemergjere, serioz, me itegritet te spikatur, i guximshem, i rrepte por miqesor dhe prane njerzve! Pushofte ne Paqe ai burre fisnik qe beri epoke.....!
Qofte i xheneti shkodranit
Nder njerezit me te shquar te Shqiperise se dekadave te fundit! I ndershem deri ne ekstrem, i pakorruptueshem, njeri me zemer te madhe! Na ka lene nje boshllek te madh! I paharueshem kujtimi i tij!
Nje intelektual i shkelqyer,shtetar me dinjitet e profesianalizem i dashur e respektuat nga te gjithe,u prehte ne paqe.
Me te vertete ishe legjendari dhe heroj i HC. Pushofte ne paqe
I përjetshëm Kujtimi i Tij! Ngushllimet më të ndjera Familjarëve! Kur ishe Ministër në një mbledhje në qyterin B. Curri i thashë ca të verteta për mjetet ZIs etjerë që më shumë shpenzonin se punonin... u mendua gjatë dhe më tha: "Ke të drejtë!" Vitin tjeër erdhën 5 IFA nga Gj. Lindore... Burrë Zotëri Se..e verteta zor thuhej
Akoma ato vepra jane medalje e arte e Shqiperise,ndertuar nga talente te tille,njerez me shpirt,krenari kombi. Keta jane ata qe nuk harrohen.Por,keta i ka perdhosur politikaa e ndyre qe vlereson lepirjen dhe jo profesinalizmin.Lavdi emrit tend te ndritur,ing.Ismail Ahmeti!Mos ua prano dhe ne varr peruljen hipokrite,ketyre qe i shiten hidrocentralet per speca!Qofsh perjete i paharruar,kolosi nuk harrohet!
Ngushellime familjes !.
Ismail Ahmeti, emer i nderuar në veprat inxhinierike civile! Ai ishte inxhinier ndertimi jo inxhinier Elektrik.
Pushofte ne paqen e merituar ky burre burre fort I zoti .
Nje pershkrim i merituar per ing. Ismail Ahmetin. E kam kam Ndjere dhe prekur perkrahjen,ndihmen dhe thjeshtesine e tij. Kur ishte minister i ndertimit me priti ne takim,me degjoi dhe ne Moment e zgjidhi kerkesen time ne te mir te institucionet qe une drejtoja. Kur u paraqita ne ministri me kerkuan arsyen e takimit,me njoftusn Iren e pritjes. Vete ministri me degjoi dhe pas nje sugjerimi mori ne telefon ministrin. E kultures Alfred Uci( RIP), dhe me Uroi. Nje tjeter rast eshte kur erdhi ne Hidrocentralin e Banjes e do te bente nje takim me punonjesit. Salla me 400 veta ishte plot. Fonisti per x arsye nuk kishte lidhur fonine. Shkova te grupi ku ishte ministri i kerkova Ndjese dhe vetem pese minuta te lidhja microfonin. Z. Ismail e pa' shqetesimin Tim dhe t'ha: mos u proekupo, do flas pa' microfon. Me gjithese un kembengula ai me hodhi doren ne qafe dhe u nis drejt salles. Kjo duket si nje legjende urbane . Miresia dhe theshtesia e rrisin madheshtine e njeriut. I paharruar do te mbetet ne kujtesen dhjetamijrave punetore,kuadro,drejtues,e shume te tjeret qe e Kane punar, e njohur. U prehte ne paqe shpirti i tij bujar.
Ngushellime familjes. Drejtori im ne Fierze!! Jo vetem profesional ne inxhinieri hidro-teknike,mekanike por NJERI,NJERI,NJERI!! Ik u nje PERSON I KOMPLETUAR! Sa keq me vjen,por kush ka lindur do te vdeke nje dite!
Ngushellime familjes. Nderim per kete figure te shquar te drejtimit te energjitikes se vendit.
Ishte specialist dhe njeri i rrallë. Nuk ishte e lehtë të drejtoje ndërtimin e Fierzës dhe Komanit në kohën e mungesave të shumta rrjedhojë e izolimit total të vendit. Ismaili me sh. kolegë ja dolën mbanë.U prehtë në paqe. Ngushëllime familjes dhe të afërmëve. Veprat mbi Drin janë një monument i madh për të fhe gjithë atyre që i ndërtuan. I përjetshëm kujtimi
Me se e vertet Legjende e hidrocentraleve dhe e gjithe periudhes ku punoi por edhe si njeri me shume vlera. Njeri qe nuk hartohet apo zvendesohet dot asnjehere. Ngushullime te sinqerta ,per te gjithe. Njerz te tyll nuk vine me
I paharruar kujtimi I tij ; ne duvet te krenohemi qe kemi pasur njerez si ai ; ngushellime families dhe te afermet ,; lavdi per jete vepres se tij ! Ndiem krenar per miqesine me ate njeri te madh te vendit tim !
Njerzit dhe specialistet si Ismajl Ahmti do të mesin si herojt e veprave kolosale si ai H/C të Firzës dhe Komanit. Që i projektuan dhe ndertuan me Pasion,perkushtim dhe përgjegjësi. Ata ikën fizikisht. Veprat që lanë pas i perjetoj përjetsish Ngushllime fsmilës.