Aktualitet14 Prill 2023, 13:37

14 Maji, zgjedhjet më të shtrenjta në histori; kostoja mbi 4 miliardë lekë

Shkruar nga Pamfleti

14 Maji, zgjedhjet më të shtrenjta në histori; kostoja mbi 4

Ndonëse partitë politike e kanë nisur prej kohësh, sot u hap zyrtarisht fushata elektorale, një muaj para zgjedhjeve të 14 majit.

Në zgjedhje garojnë 23 mijë e 800 kandidatë për kryetarë bashkie dhe për anëtarë të këshillave bashkiakë në 61 bashkitë e vendit.

Kandidatët për kryetarë bashkie janë 144, ndërsa pjesa tjetër janë për anëtarë në këshillat bashkiakë. Në zgjedhje janë regjistruar 40 subjekte, 38 janë parti dhe 2 janë koalicione.

Identifikimi i votuesve do të jetë elektronik në të gjithë vendin, ndërsa votimi elektronik pas testimit në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit në njësinë numër 10 në Tiranë do të aplikohet në tre bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë.

Këto janë zgjedhjet më të shtrenjta të organizuara ndonjëherë. Kostoja e tyre financiare përllogaritet në gati 4 miliardë lekë, ose rreth 35 milionë euro.

Gjysma e shumës do të shkojë për votimin elektronik, pjesa tjetër është kosto e fletëve të votimit dhe pagesat për komisionerët e operatorët e pajisjeve të identifikimit elektronik.

 

14 maji kostoja mbi 4 miliardë lekë