Aktualitet14 Prill 2023, 12:09

Rikthehen temperaturat e ulëta, si do jetë moti gjatë fundjavës

Shkruar nga Pamfleti
Rikthehen temperaturat e ulëta, si do jetë moti gjatë

Sinoptikani Hakil Osmani ka treguar se gjatë pasdites së sotme, kushtet e motit do të përmirësohen, por sërish mbrëmja do të vijë me vranësira dhe reshje.

Dita e sotme ka nisur mbizotërimin e vranësirave, reshjeve, por herë pas here edhe në formën e rrebesheve. Gjatë mesditës do të kemi një përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit, do të kemi një pauz të reshjeve, por pasditja dhe mbrëmja zhvillon vranësira të cilat gjenerojnë reshje kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore.

Përsa i përket fundjavës mbetemi në mbizotërimin e vranësirave, prezencës së lartë të lagështirës, çka do të bëjë sërish të kemi reshje shiu në territorin shqiptar, më të pakta do të jenë në pjesën e dytë të ditës së shtunë dhe disi më të dukshme pritet të jenë reshjet përgjatë ditës së diel do të jenë më të gjithë territorin shqiptar, sasira më të larta pritet të jenë në zonat veriore.

Përsa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm ka sjellë një rritje të lehtë të tyre duke bërë që minimumet në zonat malore të regjistrojnë vlerën edhe 4 gradë, ndërsa në orët e mesditës do të kemi një rënie të ndjeshëm të temperaturave duke bërë që maksimumet të zbresin rreth vlerave 20 gradë. Fundjava sjell një rritje me një 1 apo 2 gradë të temperaturave të ajrit”, ka thënë Hakil Osmani.

moti