
Mesa duket dimri nuk ka plan t’ja lërë vendin pranverës. Në zonat malore kanë rinisur me intensitet reshjet e dëborës.
Bëhet fjalë për zonën e Stebleves në Librazhd e cila është përfshirë nga reshjet e dëborës, ku deri më tani nuk ka problematika.
Si pasojë e reshjeve të borës është bllokuar edhe aksi i rrugës së Arbrit, bypass- Qafë Murrizë.
“Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibrër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit , bypass- Qafë Murrizë, është bllokuar përkohësisht dhe subjekti kontraktor po punojn për pastrimin dhe hapjen e saj.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.
Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë”, thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje