Aktualitet14 Prill 2023, 11:18

Shfaqi probleme me shëndetin, Lefter Alla transferohet në spitalin e burgut

Shkruar nga Pamfleti
Shfaqi probleme me shëndetin, Lefter Alla transferohet në spitalin e

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka shfaqur probleme me shëndetin. Alla është transferuar në spitalin e burgut.

Alla akuzohet për një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Ish-kryebashkiaku, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tenderë e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.

Lefter Alla u arrestua bashkë me 12 persona të tjerë përfshirë dhe nënkryetaren e Bashkisë së Bulqizës.

lefter alla