
Luis Sheta i rritur në institucione të kujdesit social siç është shtëpia e fëmijës në Shkodër, ka bërë një rrëfim tronditës për portalin Replika.al. Sheta, tashmë është 18 vjeç dhe i larguar nga ky institucion, por ka kaluar në këtë të fundit fëmijërinë dhe adolëshencën e tij.
Shtëpia e fëmijës Shkodër ka qenë shpesh temë e trajtuar në emisionet investigative, si një vend ku është abuzuar me fëmijët apo janë dhunuar ato.
Luisi ka treguar për gazetarët e Replikës se është dhunuar nga bashkëmoshatarët dhe punonjës të këtij institucioni. Dhe pse nën 18 vjeç ka gjetur forcën dhe kurajon për të denoncuar , kështu është drejtuar në organet kompetente, si policia dhe avokati i popullit. 18 vjeçari në intervistën e tij ka treguar se i janë përgjigjur organet shtetërore, por në fakt nga informacionet që ka siguruar portali Replika dhe pse ka një kallëzim të bërë nga Luizi gati 1 vit më parë për dhunën që i është ushtruar brenda në institucion, organi i akuzës, Prokuroria e Rrethit Gjyqësorë Shkodër, nuk ka bërë asgjë për çështjen.
Në rrëfimin tronditës të tij ai tregon se është dhunuar nga bashkëmoshatarë, por edhe punonjës, gjë e cila ka cuar deri në prerjen e damarëve nga ana e tij. Ai tregon se ka kërkuar edhe ndihmën e emisioneve investigative për këtë gjë dhe vazhdon të bëjë thirrje për fëmijë me të njëjtin fat si të tij që ata të denoncojnë dhe të tregojnë të vërtetën.
Intervista e plotë
Përshëndetje Luis, faleminderit që jeni me ne sot. Mund të na bëni një prezantim të jetës tuaj, sa vjeç jeni?
-Përshëndetje, unë jam Luis Sheta, 18 vjeç, tash kam dal prej jetimores, rri në “Qytet Studenti”, vazhdoj shkollën hoteleri turizëm. Jeta ime ka qenë ka e vështirë sepse jam rritur në jetimore.
-Çfarë keni përjetuar konkretisht në jetimore, cilat kanë qenë eksperiencat tuaja?
-Në jetimore unë kam pasur disa eksperienca jo të përshtatshme, kanë qenë disa raste dhune jo në rregull. Një nga fëmijët atje me emrin Zarif Demiri më ka rraf së bashku me punonjësen. Unë isha larguar një natë për ecje, isha zbathur në këmbe.
-Si reaguat ju?
-Unë reagova keq, saqë preva edhe damarët.
-Ju e denoncuat?
-E kam denoncuar në Polici në Prokurori, dhe s kisha mënyra tjetra e denoncova në stop.
-Si reaguan institucionet, policia, prokuroria?
-Policia erdhi menjëherë, erdhi avokati i popullit dhe më ndihmuan.
-Si e more guximin për të denoncuar, a je i vetmi që ka pasur raste dhune në jetimore?
-Ka edhe raste tjera, para disa muajsh ka ndodhur një fenomen tjetër.
-Si po përballon jetën?
-Më mirë tani.
-Pse vendose ta bësh publike ketë ngjarje?
-Që të mos ndodhi me çdo fëmije kjo gjë, ka zot shteti, ka avokat, ka media. Mesazhi im është të denoncojnë çdo rast./Replika.al