Aktualitet31 Mars 2023, 21:53

Sondazhi, rritet shqetësimi për kostot e jetesës në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Sondazhi, rritet shqetësimi për kostot e jetesës në

Barometri në Euronews Albania në matjet e dyta për problematikat e Tiranës, ka pyetur qytetarët e moshës mbi 18 vjeç dhe me të drejtë vote në Bashkinë Tiranë, në një kampion prej 1000 intervista ballë për ballë, e realizuar në periudhën 23 shkurt – 6 mars 2023.

Gjetjet e sondazhit për problemet kryesore të Tiranës janë:

Trafiku dhe koha e shpenzuar në kryeqytet është renditur si problematikë kryesore në Tiranë. 38.6% e qytetarëve mendojnë që kjo është problematikë kryesore. Ky perceptim i kryeqytetasve, është rritur nga muaji shkurt deri në mars me 8.3%.

Edhe kosto e jetesës në kryeqytet është renditur e dyta sa i përket problematikave kryesore të Tiranës. 33.3 % e qytetarëve mendojnë që problematikë kryesore në Tiranë është kosto e jetesës. Ky perceptim i qytetarëve ka pësuar rritje nga muaji shkurt në muajin mars me 8.6%.

Infrastruktura rrugore renditet e treta si një problematikë kryesore e kryeqytetit. 23.8% e qytetarëve mendojnë që Infrastruktura rrugore mbetet një problem, por perceptimi i tyre ka pësuar një ulje me 2.2% nga muaji shkurt deri në muajin mars.

17.3% e qytetarëve kanë renditur si problematikë hapësirat dhe parqet publike në Tiranë. Krahasuar me muajin shkurt perceptimi i qytetarëve se hapsirat dhe parqet publike janë problematike është rritur 3.1%.

Një tjetër problematikë që sipas qytetarëve mbetet problematike janë ndërtimet dhe densiteti. Nëse në muajin shkurt 17.3% e kryeqytetasve e mendonin si problematikë ndërtimet dhe densitetitn, në muajin mars ky perceptim ka pësuar ulje me 1.4%.

Bie në sy se shqetësimi i qytetarëve për koston e jetesës në kryeqytet është rritur. Të ndarë sipas gjinive 32.8% e atyre që mendojnë kështu janë meshkuj, ndërsa 33.9% që kanë renditur koston e jetesës si problematikë kryesore janë femra.

Të ndarë sipas grupmoshave, 49.3% e atyre që mendojnë problematikë koston e jetesës në kryeqytet i përkasin grupmoshës 65-75 vjeç. Kurba vjen duke u ulur sa i përket moshave më të reja.

23.7% e atyre që e mendojnë koston e jetesës si një nga problematikat kryesore i përkasin moshës 18-24 vjeç.

25.8% i përkasin moshës 25-34 vjeç, 29.4% i përkasin moshës 35-44 vjeç, 36% i përkasin moshës 45-54 vjeç dhe 38.3% i përkasin moshës 55-64 vjeç.

Sa i përket kostos së jetesës në Tiranën urbane dhe në pjesën tjetër të kryeqytetit, qytetarët janë të ndarë:

34% e kryeqytetasve mendojnë që kostoja e jetesës është problematikë në Tiranën urbane ndërsa 30.4% e tyre mendojnë që kostoja e jetesës është problematikë në pjesën tjetër të Tiranës.

zgjedhje jetesa ne tirane