TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Dhjetor 2025, 11:22

19 raste të konfirmuara me fruth në Shqipëri, 3-vjeçari shtrohet në pediatri

Shkruar nga Pamfleti

19 raste të konfirmuara me fruth në Shqipëri, 3-vjeçari

Një tjetër fëmijë është diagnostikuar me fruth në vendin tonë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), rasti është izoluar dhe po trajtohet në shërbimin e pediatrisë infektive në QSUT.

ISHP ka kryer hetimin epidemiologjik dhe ka konfirmuar se fëmija rezulton i pavaksinuar kundër fruthit. Mësohet se bëhet fjalë për një fëmijë 3-vjeçar, i lindur në Angli, i cili prej një viti jetonte në Shqipëri.

Nga muaji janar e deri më tani janë raportuar 19 raste me fruth, një shifër më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u konfirmuan 24 raste.

Fruthi është një sëmundje ngjitëse dhe, edhe pse jo gjithmonë e rëndë, mund të shoqërohet me komplikacione serioze, përfshirë nevojën për shtrim në spital e në raste të rralla, humbje jete.

Sëmundja prek kryesisht fëmijët, duke rritur rrezikun e përhapjes në popullatë. Ajo shfaqet me temperaturë të lartë disa ditore, kollë të fortë, rrjedhje hundësh, rrufë dhe skuqje të lëkurës që fillon në kokë dhe më pas përhapet në të gjithë trupin.

Lini një Përgjigje