TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2026, 22:34

"21 Janari" pas 15 vitesh, Agron Duka: Fajtorët për vrasjen e katër protestuesve duhet të shkojnë para drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti
"21 Janari" pas 15 vitesh, Agron Duka: Fajtorët për vrasjen
Protesta e "21 Janarit"

Këtë të mërkurën bëhen 15 vite nga protesta e 21 Janarit, ku u vranë katër protestues në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Edhe pse ka kaluar një dekadë e gjysmë, kjo çështje ndodhet ende në gjykatë. I ftuar në në Quo Vadis, të moderatores Pranvera Borakaj, Agron Duka, kreu i PAA-së, i cili ka qenë mes protestuesve më 21 janar 2011, bëri thirrje për gjetjen e fajtorëve dhe çuarjen e tyre para drejtësisë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: 21 Janari, 15 vite pas. U përdor nga PS për të ardhur në pushtet. Sot jemi 15 vite pas dhe çështja e 21 Janarit është në SPAK?

Duka: Unë dua patjetër të gjenden fajtorët, pasi aty vdiqën katër vetë. Unë kam qenë në protestë. Për mua nuk ka rëndësi nëse është Berisha apo Rama, por ata që janë fajtorë për humbjen e katër jetëve duhet të shkojnë para drejtësisë.

Borakaj: Po organizatorët duhet të pyeten?

Duka: Patjetër.

Borakaj: Kishe dijeni paraprake që protesta do të ishte në këtë shkallë dhune?

Duka: Siç thashë, unë nuk kam qenë organizator, por nën zë flitej që do të kishte protestë të qëndrueshme. Por që do të përshkallëzohej deri aty, ishte e papritur.

Borakaj: Ishe deri në fund?

Duka: Po, aty isha. Ne e morëm vesh me vonesë që kishte viktima. Siç e keni parë edhe ju, ata hodhën gaz dhe ne që ishim më të mëdhenj në trup u përplasëm.

Borakaj: Ku ishit ju konkretisht?

Duka: Isha te Kullat, aty afër meje ishte një person i moshës sime dhe më tha: “Gon Duka je ti?”, i thashë po. Mendova me vete se do thoshin: “Po ky çfarë do këtu?”. Ne ishim në protestë në mbështetje të PS-së.

Ibraj: Ishe deputet.

Duka: Jo, nuk isha deputet.

Borakaj: Duhej të kishte bërë më shumë PS-ja?

Duka: Patjetër, sepse i dhamë fjalën njerëzve. Kjo të lë të dyshosh se edhe njerëzit që organizuan protestën, mbase kishin mëkatet e veta.

21 janari agron duka

Lini një Përgjigje