TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2025, 20:49

“21 Janari”, Romeo Kara: Berisha dëshmoi në SPAK si i pandehur, pranoi një pjesë të fajit

Shkruar nga Pamfleti

“21 Janari”, Romeo Kara: Berisha dëshmoi në SPAK si i

Sali Berisha u thirr sot në SPAK, i cili u mor në pyetjeje për më shumë se 2 orë lidhur me “21 Janarin”, ku mbetën të vrarë katër persona. Dyshohet se ish- kryeministri ka dhënë urdhrin që Garda të qëllonte me armë drejt protestuesve.

Avokati Romeo Kara tha sot se Berisha dëshmoi para prokurorëve të SPAK si i pandehur. Kara thekson se, me paraqitjen e tij në SPAK, kreu i PD ka pranuar një pjesë të fajit, ndërsa “21 Janari” ka funksionuar si një vrasje në grup.

“Duhet të gjetet motivi, pse u dha ai urdhër. Jam i bindur që urdhri është dhënë zanor. Berisha foli në SPAK si i pandehur. Berisha ka pranuar një pjesë të fajit, pjesën e diktofon e ka konsideruar të pavlefshme. Duke njohur zhvillimet politike, motivi të çon që kemi të bëjmë me faj.

Për 8 sekonda është dhënë urdhri për të qëlluar. Kjo provë do të dëshmojë shumë, do të shkëpusë fillin dhe për të zbardhur krimin. Ata do të dënohen për prishjen e provave dhe për vrasje, mund të dënohen minimumi me 20 vite burg, ose burg të përjetshëm.

Kjo vrasje ka qenë si një grup i strukturuar. Janë vrarë njerëz që janë larg. Është qëlluar larg, për të dhënë shembull. Kanë shërbyer edhe shërbimet që ka dhënë Bamir Topi. SPAK të thërrasë edhe Bamir Topin dhe Ina Rama. Besoj se ka një intrigë për të parë se çfarë është deklaruar”, tha Romeo Kara për “Abc News”.

Lini një Përgjigje