
Analisti Mentor Kikia e ka quajtur dështim protestën e zhvilluar nga PD-ja ditën e hënë para Kryeminstrisë. I ftuar në emsionin “Të Pashoq” të “Pamfleti”-t, Kikia tha se përballë një mobilizimi të dobët, organizatorët u detyruan të ndryshonin kurs duke e ri-emërtuar atë nga një protestë kombëtare në një 'foltore' me karakter lokal.
Më tej ai shtoi se problem kryesor në PD nuk është organizimi por Sali Berisha i cili sipas tij nuk ngjit më te qytetarët.
Pjesë nga intervista:
Kikia: Ajo është një përpjekje që filloi vetëm pak minuta pas fillimit të asaj proteste-foltore-tubimi, për t’i gjetur një emër tjetër, pasi nuk e kishte përmasën dhe dimensionin e një proteste. Protesta, edhe vetë nga nënteksti i fjalës, është një gjë pak më me nerv, me njerëz më të revoltuar, të nervozuar, që kërkojnë diçka, që bërtasin. Kur u pa që, në raport me protestat e mëhershme, ishte një dështim total, atëherë organizatorët u përpoqën shpejt e shpejt të shpëtonin ç’mund të shpëtonin nga dështimi duke thënë se kjo nuk ishte një protestë kombëtare, por një protestë lokale, sepse të tillë e kishim organizuar ne vetë, nuk donim ta bënim të madhe. Kemi thirrur vetëm njerëzit nga Tirana, sepse nuk është protestë, por është një foltore; këtu do të ngremë një tribunë për të thënë atë që nuk na lejohet ta themi në parlament, për t’i dhënë hapësirë, kohë dhe vëmendje mediatike kauzave, përpjekjeve të qeverisë për të sfumuar çështjen Balluku dhe ne do ta ekspozonim këtu të tjera. Deri këtu, çdo format, çdo formulë, çdo metodë për të denoncuar, për të folur, në demokraci është absolutisht e nevojshme dhe aq më shumë në një vend si Shqipëria. Por, referuar objektivit madhor që Partia Demokratike kishte ekspozuar gjatë gjithë javës: protestë për të rrëzuar qeverinë.
-Dhe këtë e thotë sa herë që proteston, po.
Kikia: Pra, është një shprehje që është konsumuar tashmë dhe nuk ngjit asgjëkundi. Ëh, edhe pas kësaj zoti Berisha sërish thoshte që tani nisi stina e protestave dhe ka ardhur fundi i qeverisë. Është një deklaratë e bërë bajate, sepse rregullisht e dëgjojmë protesta që shënon fundin e Ramës, protesta që shënon fundin e Ramës, fillon fillimi i fundit të Ramës, e të tjera e të tjera, sa ëh kjo gjë as ngjit, as motivon, as frymëzon më njerëz ëh për të dalë në rrugë, për të mbështetur Partinë Demokratike dhe personalisht besoj zotin Berisha. Unë mendoj që protesta si formë për t'iu kundërvënë qeverisë me atë që ndodhi mbrëmë, ka dalë jashtë metodologjisë.
Lini një Përgjigje