Aktualitet13 Shkurt 2024, 11:09

27-vjeçarja i dha fund jetës pas publikimit të fotos intime, psikologia ngre alarmin: Të merren masa urgjente!

Shkruar nga Pamfleti

27-vjeçarja i dha fund jetës pas publikimit të fotos intime,

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin dy ditët e e fundit, pasi një 27-vjeçare i dha fund jetës pas publikimit të një fotoje intime në rrjetet sociale.

Në lidhje me këtë rast u ndalua personazhi i njohur i TikTok, Altin Çoku, i cili dyshohet se publikoi foton, duke shkaktuar vetëvrasjen e së resë.

Psikologia Helena Halilaj ka folur lidhur me këtë rast, e cila tha se ngjarje të tilla po përsëriten vazhdimisht dhe në shoqërinë shqiptare fenomene të tilla po bëhen të zakonshme.

“Ajo çfarë është shqetësuese është fakti se po bëjmë disa kopje të ngjashme të historive që po përsëriten. Do vij një moment që dhe vrasja dhe vetëvrasja e grave do të kthehet në diçcka të zakonshme. Kemi filluar disa fenomene që në shoqërinë tonë kemi filluar t’i bëjmë shumë të zakonshme. Ne nuk i dimë gjithmonë të gjitha pistat që ka ardhur kjo ngjarje dhe njerëzit reagojnë me impaktin e parë të asaj që ndodhi”, tha ajo.

Më tej Halili u shpreh se personi që i dhimbset është fmëija i vogël i 27-vjeçares, e cila po kalon në planin e dytë të kësaj historie.

“Ajo që më dhimbset është një individ. Dhe ky është fëmija i vogël. Ky fëmija nuk ka asnjë faj. Fëmijët kalojnë në planin e dytë duke u marrë me hisoritë rozë, me vrasjet, me rrjetet sociale. Burimi i vetëvrasjes së vajzës nuk mendoj që është vetëm ky momement, kjo do të ketë qenë pika kulmore. Është një individ që i ka humbur kontrolli. Ajo nuk ka menduar si nënë. Nëse ka një gjë që nuk të lë të vdesësh kurrë është fëmija. Ajo ka vepruar si individ në raport me opinionin”, u shpreh Halili.

Më tej psikologia shtoi se duhen marrë masa ligjore për këto raste, pasi rrjetet sociale janë kthyer si formë presioni për shumë gra dhe vajza.

“Në fakt mendoj që të merren masa ligjore. Media sociale është kthyer si një formë presioni për shumë gra dhe vajza. Shumë vajza që mund të kenë patur biseda krejt të zakonshme me ish-partnerët dhe pastaj janë përdorur foto të ndryshme dhe komunikime te ndryshme. Mendoj që është koha që duhet të bëjmë një ftesë të përgjithshme që vajzat dhe gratë të jenë shumë të kujdesshme sepse individët që kemi përballë nesh mund të mos jenë të përgjegjshëm”, tha Halili për "Vizion Plus".