Aktualitet13 Shkurt 2024, 11:10

Sulmi ndaj INSTAT, AKCESK: U sponsorizua nga Irani, janë fshirë të dhënat në 6 kompjutera

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi ndaj INSTAT, AKCESK: U sponsorizua nga Irani, janë fshirë

Hakerat që sulmuan faqen e Institutit të Statistikave kanë fshirë informacione në 6 kompjutera.

Në total, ata rezulton të kenë infektuar 40 kompjutera përmes teknikës “Wiper”. Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike dhe Certifikimit Elektronik raporton se pas sulmeve të 1 shkurtit ndaj INSTAT janë hakerat e “Homeland Justice”, të sponsorizuar nga Irani.

Në fund të deklaratës, AKCESK thekson rëndësinë e një përgjigjeje proaktive dhe strategjike ndaj kërcënimeve të sofistikuara kibernetike.

Kujtojmë se grupi i hakerave iraniane ‘Homeland Justice’ kanë sulmuar faqen e Insitutit Shqiptar të Statistikave më 1 shkurt.

Lajmi u konfirmuar edhe nga INSTAT, ndërsa theksohet se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi, pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim.

Ndërkohë, grupi i hakerave në Telegram shprehen se kanë arritur të marrin 100 terabajt të dhëna në INSTAT, ku përfshihen edhe të dhënat e Censit.

"INSTAT është fshehësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 Terabajt të të dhënave tuaja GIS dhe regjistrimit. Të dhënat janë kopjuar gjithashtu dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë Drejtësinë në atdheun tonë. Të gjitha statistikat janë kundër jush!", thuhet në mesazhin e publikuar nga hakerat.

Pas hakerimit, webfaqja e INSTAT nuk është më e aksesueshme për qytetarët kur e kërkojnë në Google.

Nga fotot duke se janë marrë të dhëna sensitive siç është numri i llogarive bankare të punonjësve të administratës. Kanë publikuar nr personal, emër, mbiemër, nr tel, adrese e-maili, adrese banimi, IBAN.

Ky sulm kibernetik vjen ndërkohë që INSTAT po përpunon të dhënat për censin e popullsisë të zhvilluar në fundin e vitit të kaluar, nga ku pritet të mësojmë numrin aktual të qytetarëve të Shqipërisë si dhe të dhëna të tjera mbi te ardhurat, fenë, etninë etj.

 

sulm instat akcesk irani