TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Maj 2025, 12:53

29-vjeçari i zhdukur në Klos prej 5 ditësh, ushtria e Kosovës vjen për të ndihmuar në kërkime

Shkruar nga Pamfleti

29-vjeçari i zhdukur në Klos prej 5 ditësh, ushtria e

Në Qafën e Burrelit prej 5 ditësh vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me ekskavator kur një masiv i madh dheu e zuri poshtë në fabrikën e përpunimit të Kromit.

Sot pas një vendimi të qeverisë së Kosovës është miratuar që edhe ushtria e Kosovës të ndihmojë në kërkimet për 29-vjeçarin.

“Ministria e Mbrojtjes, mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për zgjerimin e kapaciteteve dhe vënies në detyrë të këtyre kapaciteteve është e përgatitur të mbështetës Shqipërinë me një kontingjent për nevoja humanitare, përkatësisht operacionin humanitar kërkimshpëtim, në vendin e quajtur “Qafa e Burrelit”, Bashkia Klos. Kjo mbështetje është në kuadër të partneritetit strategjik me shtetet mike e në veçanti me Shqipërinë, me këtë rast për mbështetje të autoriteteve të shtetit shqiptar”, thuhet në njoftim.

Në momentin e çarjes së rezervuarit mësohet se i riu vjeçari ka qenë duke punuar në anën e poshtme. Vërshimi i ujit dhe materiali rërë që ishte grumbulluar nga përpunimi i kromit e ka marrë para dhe ende nuk dihet fati i tij.

Për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe materialit që është shembur nuk është gjetur asnjë gjurmë e 29 vjeçarit, por vetëm disa pjesë të mjetit tip eskavator.

Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin teknik të shoqërisë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, Ademir Lala.

Lini një Përgjigje