Aktualitet18 Prill 2024, 11:50

3-vjeçari 6 ditë i zhdukur, stërgjyshërit: Vajza erdhi tek ne në Kukës me nipin, i bëjmë thirrje t'ia kthejë mamasë së vet!

Shkruar nga Pamfleti


3-vjeçari 6 ditë i zhdukur, stërgjyshërit: Vajza erdhi tek
Rexhep Sulaj, babai i Bahrije Gjunit, gjyshes që ka rrëmbyer fëmijën 3 vjeç dhe që është në kërkim nga policia ka dhënë një deklaratë eksluzive, së bashku me Shyqyrie Selajn nënë e Bahrie Gjunit. 

Sulaj i bëri thirrje vajzës së tij që të kthejë pranë të ëmës 3 vjeçarin.

"Është veprim i papjekur, nuk e kemi traditë këtë punë. Në besë është bërë tradhtia. Unë si babë i bëj thirrje vajzës, Bahrijes ta dorëzojë fëmijën. Duhet ta kthejë fëmijën aty ku e ka marrë", tha babai i Bahrije Gjunit për Report.

Shyqyrie Selaj, nëna e Bahrie Gjunit: Vajza ka ardhur këtu ditën e shtunë bashkë me nipin. Bahrija nuk më tha se si është puna. Ndejtëm sa ndejtëm dhe ramë me fjet dhe kur u erdha nga kullotja e bagëtive, Bahrijen këtu nuk e gjeta. Se kush ka ardhur e ka marrë nuk e di. Kur kam ardhur në shtëpi nuk e gjeta. Ne këtu si familje s’kemi dorë. Djali që është në kërkim, Flamuri jeton në Belgjikë, rastisi këtu se erdhi të shohë të atin. Arbeni që është arrestu jeton këtu me ne, ka tre fëmijë.