Aktualitet18 Prill 2024, 08:25

‘Shejtani ka dalë nga shishja, do arrestohet’/ Eksperti i sigurisë: Ilir Meta është trembur, Berisha e ka tradhtuar!

Shkruar nga Pamfleti
‘Shejtani ka dalë nga shishja, do arrestohet’/ Eksperti i
Meta dhe Berisha

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla thotë se Ilir Meta tani ka mbetur i vetëm.

Sipas Kullës, Meta e sheh sot veten të pambrojtur politikisht pasi edhe Berisha e ka tradhtuar, duke kaluar në krahun e Gazment Bardhit.

"E sheh veten të pambrojtur politikisht, të tradhtuar nga Berisha, që ka kaluar në krahun e Gaz Bardhit. Në kushtet kur ka informacione që vulën do a ketë Berisha me Gaz Bardhit, ai e sheh që mbijetesa politike është shumë e vështirë. Shpërthimi i parë ka të bëjë me situatën politike. Ai po u përgjigjet problemeve që ka me drejtësinë. Mendoj është çështje ditësh që mund të dalin ato. Ai e ndjen veten të dobët dhe kërkon që mbi këtë të ngrejë një aksion politik. Këta e kanë ditur që me reformën në drejtësi ka dalë ‘shejtani nga shishja’ dhe mund të arrestohen. Në 33 vjet është i vetmi që ka hyrë në çdo zyrë të shtetit. Ai e sheh kërcënimin nga drejtësia. Ai ka zgjedhur ta kthejë në kauzë politike.

Berisha u bë njësh me Gaz Bardhin, që publikisht e ka sulmuar Metën po aq sa Ramën dhe të tjerën. Meta po bën betejë politike. Ilir Meta gjithmonë ka pasur një forcë politike nga mbrapa, por tashmë është vetëm. Ai nuk pranon gjënë kryesore në politikë, që ka një fillim dhe një mbarim, duke folur për 25 vitet e ardhshme”, tha ai.

meta berisha