Aktualitet18 Prill 2024, 09:54

Afera e Ilir Beqajt me 'Sterilizimin', GJKKO vendos sot nëse dosja kalon në gjyq apo kthehet në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Afera e Ilir Beqajt me 'Sterilizimin', GJKKO vendos sot nëse
Ilir Beqaj në SPAK

I pranishëm në seancë është edhe ish ministri Ilir Beqaj, i cili mbërriti në ambientet e GJKKO rreth orës 08.40.

Ditën e sotme ka nisur seanca në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për çështjen “Sterilizimi”, ku gjyqtarja Flojera Davidhi do vendosë nëse do e kalojë dosjen për gjykim, nëse do e kthejë në SPAK për plotësim hetimesh apo nëse do pushojë akuzat ndaj 9 të pandehurve.

I pranishëm në seancë është edhe ish ministri Ilir Beqaj, i cili mbërriti në ambientet e GJKKO rreth orës 08.40.

Të pandehur në këtë proces janë 9 persona, dy prej tyre të lënë në masën “arrest në burg. Konkretisht ish zëvëndës ministri i shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Dy të tjere janë lënë në masën “arrest në shtëpi”, ndërsa 5 personat e tjerë në mesin e të cilëve ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj janë në masën “detyrim paraqitje”.

Mbi 9 të pandehurit rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumentave.