TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2026, 21:23

"36 vite na kanë marrë zvarrë", protestuesi rendit aferat që shkatërruan Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

"36 vite na kanë marrë zvarrë", protestuesi rendit

Një i ri ka folur gjatë protestës së 31-të qytetare para Kryeministrisë. Ai u shpreh se vendi është përballur prej dekadash me kriza, afera dhe ngjarje të rënda që kanë ndikuar te qytetarët.

Gjatë fjalës së tij, i riu renditi disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të viteve të fundit, duke i lidhur ato me situatën aktuale në vend dhe duke u bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve.

“Jam këtu për 36 vite agoni që kanë ulur në gjunjë dhe kanë marrë zvarrë tre gjenerata. Firmat piramidale, ‘97, “21 Janari”, Gërdeci, armët kimike, Bela me 300 shtëpi, Diella miliardere, pensionet dhe rrogat më të ulëta në Europë, ministra të korruptuar, uji dhe dritat”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij, protestuesi u bëri apel pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë gjatë tubimit dhe të mos përfshihen në incidente.

“Mos bini pre e provokimeve, nëse shihni njerëz që mendoni se po provokojnë largohuni. Mos ua lejoni t’ju mbajnë peng, janë bashkë prej 36 viteve, ne duhet të bëhemi bashkë një herë të vetme”, deklaroi qytetari.

Lini një Përgjigje