TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2026, 21:07

"Populli nuk të do më!", emigrantja nga Greqia mesazh Ramës: Po mban karrigen me zor!

Shkruar nga Pamfleti

"Populli nuk të do më!", emigrantja nga Greqia mesazh

Protestës së 31-të qytetare në Tiranë iu bashkua edhe një emigrante shqiptare, e cila prej 30 vitesh jeton në Greqi.

Gjatë fjalës së saj para protestuesve, ajo tha se kishte ardhur për të shprehur pakënaqësinë ndaj situatës në vend dhe deklaroi se dëshiron të rikthehet në Shqipëri për të jetuar.

Sipas saj, protesta nuk është vetëm kundër kryeministrit Edi Rama, por synon të përcjellë shqetësimet e qytetarëve për të ardhmen e vendit. Emigrantja u shpreh gjithashtu se protestuesit kanë treguar përmbajtje dhe kanë zhvilluar tubimin në mënyrë paqësore.

“Kam 30 vite që jetoj në Greqi, por kam rrënjë shqiptare dhe dua të kthehem këtu për një jetë më të mirë, që mund ta jetojmë së bashku. Kjo protestë nuk është vetëm për Edi Ramën, por për të gjithë. Burrat shqiptarë i quanin agresivë, por kanë kaq ditë të palodhur dhe në paqe”, tha protestuesja.

Në vijim të fjalës së saj, emigrantja deklaroi se qytetarët kanë dalë në protestë për shkak të pakënaqësive dhe i bëri thirrje kryeministrit të japë dorëheqjen.

“Në 2026 njerëzit janë këtu nga zemërimi. Boll në mjerim, populli nuk të do më, si e mban karrigen me zor? Si të zë gjumi? Populli u zgjua, Shqipëria ishte në errësirë, por tani do të nxjerrë dritë edhe për botën sepse jemi kërthiza e Ballkanit”, u shpreh ajo.

 

Lini një Përgjigje