TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2025, 16:14

A do e lerë qelinë kreu i PL-së? Apeli i GJKKO-së vendos në 17 tetor për Ilir Metën

Shkruar nga Pamfleti

A do e lerë qelinë kreu i PL-së? Apeli i GJKKO-së vendos

Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë më 17 tetor ankimin e bërë nga Ilir Meta ndaj vendimit të GJKKO-së, që e la atë në arrest me burg.

Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024, kohë kur u arrestua në mënyrë spektakolare nga forcat operacionale, që zbatuan një urdhër të SPAK dhe një vendim të GJKKO-së, që i kishte caktuar masën e arrestit me burg.

Meta akuzohet për një sërë veprash penale të lidhura me korrupsionin. Kreu i PL-së prej kohësh kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, ndërsa dosja ndaj tij ka kaluar për gjykim në GJKKO.

Gjyqtarja se seancës paraprake është Irena Gjoka, e cila pritet që në një seancë tjetër në ditët në vazhdim të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Ndërsa Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.

 

Lini një Përgjigje