Aktualitet 4 Mars 2024, 15:35

A do rikthehet me detyrim shërbimi ushtarak në Shqipëri? Flet ish-ministri Lleshaj

Shkruar nga Pamfleti

A do rikthehet me detyrim shërbimi ushtarak në Shqipëri? Flet

Është hapur zyrtarisht baza e NATO-s në Kuçovë.

Inaugurimi i kësaj baze është bërë përmes një ceremonie zyrtare, pjesë e të cilës ishin personalitete të shumta të vendit dhe jo vetëm.

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një intervistë për Euronews Albania, u shpreh se shumë vende po mendojnë për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Më tej ai nënvizoi që për t’u rikthyer shërbimi ushtarak në vendin tonë, duhen armë dhe infrastrukturë.

Për të ndërtuar kapacitet për mbrojtjene  vendit pavarësisht se në aleancë duhet të luash lojën dhe rolin tënd. Shumë vende po mendojnë për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Duhen armë, infrastrukturë, por duhen dhe njerëz”, tha ai.