
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të anuluar zgjedhjet e parakohshme në Tiranë është diskutuar sot në emisionin “Të Pashoq”. Të ftuarit e mbrëmjes së sotme janë Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë dhe avokati Marsid Gupi. Të dy kanë komentuar vendimin e Kushtetueses, ku Qori u vetëshpall edhe kandidat për Bashkinë e Kryeqytetit.
Marsid Gupi: Unë do të shtoja vetëm diçka. Arlindi ka të drejtë kur shpreh një lloj koherence politike që në qëndrimet e tij sepse dy partitë e tjera të reja që janë Shqipëria bëhet edhe Partia Mundësia, po u shprehen në zgjedhjet e 11 majit që nuk bashkohemi as me zotin Rama as me zotin Berisha po të na ftojnë për koalicion, sepse ne jemi për tejkalimin e elitës së vjetër politike dhe çdo koalicion i jonë i mundshëm me ta do të restauronte dhe njëherë elitën e vjetër. Ndërkohë që në këto zgjedhje u përdor si të thuash argumenti ose perspektiva e një kandidati jopolitik, në mënyrë që këto të pranonin. Zoti Lapaj e pranoi sepse zoti Binaj ka qenë bashkëthemelues edhe zëvendëskryetar, kurse zoti Shehaj mendoi që është një fitore politike sepse ishte propozuesi, propozuesi i kësaj ideje. Mirëpo ka një gjë dhe gara në tresh, ama ka dhe një kundër argument për këtë, që në qoftë se diferenca do të jetë e ngushtë dhe në qoftë se votat e Lëvizjes Bashkë po të bashkoheshin me këtë koalicion me bazë të gjerë do sillnin humbjen e Ramës, indirekt Arlindi mund të akuzohet si të thuash që nuk e ka mundësuar fitoren e opozitës së bashkuar. Pra, a e keni paraparë këtë sulm që mund t'ju bëhet nesër nga partitë e tjera opozitare, pra me idenë që në një lloj forme jeni patericë e Ramës, se ky është argumenti që përdoret ndaj jush sot.
Arlind Qori: Këtë sulm na e kanë bërë dhe dje, na e kanë bërë dhe pardje, jo vetëm sot, por të jemi të qartë me kur të dalin... Atëherë, ky sulm presupozon që votuesit e mundshëm të Lëvizjes Bashkë apo të timin, po të mos kandidoja unë, do votonin me domos ashtu siç duan ata që ma bëjnë mua këtë sulm. Askush nuk e di se për kë do votonin po të mos isha unë kandidat votuesit e Lëvizjes Bashkë. Për mendimin tim, shumica dërrmuese prej tyre thjesht nuk do shkonin fare të votonin sepse nuk duan të kenë të bëjnë me asgjë që lidhet me emrin e Edi Ramës apo të Sali Berishës. Siç mund të të thotë berishisti që ti po bën lojën e Ramës, mund të të thotë patronazhisti i Ramës që ti po bën lojën e Berishës. Sepse këta thotë ti je opozitar, pse s'bëhesh me opozitën. Këta të tjerët thonë ti je i majtë pse nuk bëhesh me të majtën. Kështu që akuzat mund të të vijnë nga të dyja anët dhe kur të akuzojnë nga të dyja anët kjo tregon që ti je në rrugën e drejtë. Kur i lë të pakënaqur të gjithë të këqinjtë, ti tregon që je në rrugën e drejtë. Tjetra, çdo parti duhet të mësohet të fitojë me forcat e veta.
Lini një Përgjigje