TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Mars 2026, 07:46

"A ekziston rreziku për të pasur një akt terrorist në Shqipëri?"

Shkruar nga Pamfleti
"A ekziston rreziku për të pasur një akt terrorist në
Foto nga lufta në Lindjen e Mesme

Eksperti i sigurisë, Faik Basha, deklaroi në studion e emisionit Quo Vadis se ekziston gjithmonë një rrezik i mundshëm për akte terroriste, megjithatë për Shqipërinë ky rrezik mbetet shumë i ulët.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pasur gjithmonë thelbësore luftën kundër terrorizmit dhe se mekanizmat e sigurisë janë të fokusuar pikërisht në parandalimin e këtyre kërcënimeve.

Megjithatë, sipas Bashës, situata aktuale në Iran është e vështirë dhe strukturat e tij po përballen me probleme koordinimi.

Në përfundim, eksperti i sigurisë vlerësoi se rreziku jo vetëm për Shqipërinë, por edhe në nivel global, mbetet aktualisht shumë i ulët.

“Irani ka pasur tendencën që zhvillimet e problemeve t’i zhvendosë jashtë territorit të tij. Është bërë një monitorim i rreptë i gjithë aktivitetit të Iranit. A ekziston një rrezik i mundshëm për të pasur një akt terrorist? Sigurisht që po. Është një rrezik që nuk është i shmangshëm. SHBA luftën kundër terrorizmit e kanë pasur thelbësore. Mbase për Shqipërinë është një rrezik shumë i vogël, për mos të thënë zero.

Në këtë situatë që është sot Irani, është shumë e vështirë, pasi nuk po arrijnë dot të koordinohen me njëri-tjetrin. I kanë burimet shumë të ulëta në këto momente. Nuk është ai rrezik në Shqipëri, jo që jo, por edhe në botë është shumë i ulët”, tha Basha.

Lini një Përgjigje