TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2026, 18:21

Banorët e Rrjollit protestë para Kuvendit: Po na grabisin tokën!

Shkruar nga Pamfleti
Banorët e Rrjollit protestë para Kuvendit: Po na grabisin tokën!
Banorët e Rrjollit në protestë

Banorët e Rrjollit po protestojnë para Kuvendit për mbrojtjen e pronave të tyre. Sot është dita e 34-të, ndërsa rezistenca në terren vijon pa ndërprerje. Banorët kanë shprehur vendosmërinë për të mos u tërhequr nga qëndrimi i tyre.

Këtë tubim po e organizon partia e Agron Shehajt. 

“Bashkim Ulaj ta premtoj që nuk të lëmë pronën e gjyshërve tonë. Sepse në atë pronë ndoshta ka lënë gjithë familjen e tij zbathur për të trashëguar, por sot vjen një injorant dhe mendon se mund ta marrë. Unë jam një nga ata pronarë, dhe nuk do të lejoj asnjë të na marrë trashëgiminë,  E them sërish Gzim Ulaj nuk e gëzon tokën teme, pa vdekur unë…”, ka thënë një nga banorët e Rrjollit.

Por gjithashtu edhe qytetarë të Durrësit i janë bashkuar protestës, të cilët kundërshtojnë projektin TID.

Banorët deklarojnë se janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për të mbrojtur pronën që, sipas tyre, u takon prej brezash.

“Gati të sakrifikojmë edhe jetën për pronën”, kanë thënë ata.

Ata theksojnë se do të vazhdojnë qëndresën deri në gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e pronave në këtë zonë.

Punimet për ndërtimin e “Blu Borgo”-s në një sipërfaqe prej 146 hektarësh, oligarku Bashkim Ulaj i nisi në fillim të shkurtit. Projekti parashikon 33 struktura akomoduese dhe shërbimi, me objekte nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë. Subjekti zhvillues është shoqëria “ABA Blue Borgo”, me statusin e investitorit strategjik.

banorët e rrjollit proteste

Lini një Përgjigje