TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2025, 16:09

A po trokasin prangat për Frida Krifcën? Shefja e OLAF i shkon në zyrë Dumanit, kërkon sqarime për aferat me fondet e IPARD

Shkruar nga Pamfleti
A po trokasin prangat për Frida Krifcën? Shefja e OLAF i shkon në
Rama-Krifca & Dumani me shefen e OLAF

Frida Krifca dhe skandali IPARD/ BE kërkon hetime, Dumani prej dy vitesh mban peng dosjen...

Brukseli ka shtuar presionin ndaj Prokurorisë së Posaçme lidhur me abuzimin e fondeve të BE-së. Fondet e IPARD vijojnë të jenë të bllokuara prej dy vitesh, për shkak se Brukseli kërkon nga autoritetet shqiptare të ndëshkojnë ata që kanë vjedhur milionat që duhet të shkonin për bujqësinë.

Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), pas një auditimi të bërë në AZHBR, zbuloi se në kohën kur ajo drejtohej nga Frida Krifca, ishin vjedhur miliona euro. Dosja ka shkuar në SPAK, por nuk ka asnjë zhvillim mbi hetimet.

Si duket, kjo i ka shqetësuar krerët e OLAF-it, të cilët kanë kërkuar sqarime nga afër nga kreu i SPAK. Shefja e OLAF, Salla Saastamoinen, ka qenë këto ditë në Tiranë dhe ka pasur një takim me Altin Dumanin. Padyshim, në këtë bisedë është folur dhe për mashtrimet me fondet e BE-së.

Drejtori i Përgjithshëm në detyrë, Salla Saastamoinen, u takua sot me kreun e SPAK, Altin Dumanin. Bashkëpunimi midis SPAK-ut dhe OLAF-it është duke u rritur, me OLAF-in që ofron ekspertizë për të mbështetur SPAK-un në hetimin e rasteve komplekse të mashtrimit (fondet e BE-së). Puna e SPAK-ut është thelbësore për të nxitur besimin në aftësinë e Shqipërisë për të hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin", njofton OLAF.

Po sot, Saastamoinen në një intervistë për “Monitor” tha se “33 milionë euro fonde janë identifikuar si potencialisht të përdorura në mënyrë të papërshtatshme” dhe se “si pasojë, Komisioni Europian vendosi ngrirjen e fondeve IPARD për Shqipërinë, me një total prej 112 milionë eurosh, derisa të merren masat e nevojshme.”

Ne, si Zyra Europiane Kundër Mashtrimit, ndjekim paratë e Bashkimit Europian kudo që shkojnë, edhe jashtë territorit të Unionit, në vendet kandidate si Shqipëria,” tha Saastamoinen.

Sipas saj, hetimi kishte për qëllim të identifikonte nëse kishte keqpërdorime të fondeve IPARD, të cilat synojnë mbështetjen e zhvillimit rural dhe modernizimin e bujqësisë shqiptare. “Hetuam dhe gjetëm prova që kishte parregullsi,” theksoi ajo.

Pra, dosja që ka në dorë SPAK është tërësisht e kompletuar. Pyetja që shtrohet është: Kur do të godasë Altin Dumani? A do të ketë akuzë konkrete ndaj Frida Krifcës, e cila është përgjegjëse kryesore? /Pamfleti

4 Komente

  1. P
    Pali

    Asgje nuk ka bere Krifca pa marr ok nga Rama. Oligarket ne vend qe investimet e tyre ti bejne me mjetet e tyre financiare ose me kredi, kane marre fondin e destinuar per fermeret, sepse ato 60 perqind jepen falas, kane paguar bakshishin 20-30 perqind te njerzit e pushtetit. Keshtu eshte thene ne media. Tani Rama u thote fermereve qe te marrin kredi me garancine e Qeverise. Fermere te torturuar dhe ne stres.

    1. R
      R

      Edhe Krifca paska ngrene kumbulla e dardha pas kurizit. Si nuk i shofin as satelitet.

      1. s
        skenderaj ahmet

        njerezh vjedh 10 lek shkoj burg, por ministra vjedh cfare pa burg varur litar ok

        1. T
          THJESHT DHE MIRË

          Kush ka marrë fonde në mënyrë të parregullt, të detyrohet ti kthejë pas, qoftë dhe me forcën e ligjit. Në të kundërt ti sekuestrohet pjesë e pasurisë ekuivalente me vlerën e fondit. Ata që shpërndanë fondet në mënyrë abuzive ti kalojnë drejtësisë.

          Lini një Përgjigje