
Nën masa të rrepta sigurie dhe me një perimetër të gjerë sigurie, ekspertë të specializuar kanë mbërritur në Porto Romano të Durrësit për të kryer marrjen e mostrave nga mbetjet e dyshuara toksike, të depozituara prej një viti në këtë zonë industriale.
Procesi po zhvillohet me kujdes të veçantë, për shkak të natyrës së ndërlikuar të kampionëve që po merren.
Mostrat do të dërgohen për analiza të detajuara në një laborator të specializuar në Itali, me qëllim përcaktimin e përbërjes dhe nivelit të mundshëm të toksicitetit.
Këto mbetje, që përllogariten në rreth 2100 tonë, ndodhen në 102 konteinerët që janë sekuestruar me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, pas rikthimit të tyre në Portin e Durrësit nga Tailanda.
Lini një Përgjigje