TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 11:04

Adnan Xholi preket nga pyetja për kërcënimet e bandave ndaj familjes (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Adnan Xholi preket nga pyetja për kërcënimet e bandave ndaj
Adnan Xholi

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut, prokurori Adnan Xholi u përball me një pyetje të ndjeshme që lidhej me përballjet e tij me krimin e organizuar.

I pyetur nga një anëtar i KLP-së: “Jeni përballur me banda të krimit të organizuar që në fillimet e karrierës suaj, si ka ndikuar kjo tek ju personalisht dhe cilësia e jetës suaj?”, Xholi u duk i prekur pasi uli kokën dhe heshti për pak çaste.

Ai më pas u përgjigj shkurt: “Unë dhe familja nuk jemi më të parët!

Deklarata e tij vjen si dëshmi e rrezikut dhe sfidat me të cilat janë përballur prokurorët që përpiqen të luftojnë krimin e organizuar, duke treguar përkushtimin personal të Xholit ndaj drejtësisë dhe respektin për sigurinë e familjes.

Ky ishte vetëm një moment nga një seri deklaratash që Xholi bëri ditën e sotme, gjatë prezantimit të platformës së tij, para anëtarëve të KLP-së.

Ai shpjegoi vizionin e tij për SPAK-un, përkushtimin ndaj mbledhjes së provave para çdo arrestimi dhe rëndësinë e një drejtimi shembullor për prokurorët e tjerë.



 

kërcënimet e bandave ndaj familjes adnan xholi

Lini një Përgjigje