TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 11:03

Gara për kreun e SPAK, Musabelliu: Kam hetuar banda dhe organizata, ofroj një drejtim të pavarur

Shkruar nga Pamfleti

Gara për kreun e SPAK, Musabelliu: Kam hetuar banda dhe organizata, ofroj

Doloreza Musabelliu, kandidate për kreun e SPAK, duke paraqitur platformën e saj para KLP-së, tha se me këtë kandidim synon të ofrojë një pavarësi të plotë të institucionit, si dhe një thellim të hetimeve qoftë në luftën ndaj korrupsionit ashtu edhe ndaj krimit të organizuar.

E dyta në rradhë sa i takon raportimeve, Musabelliu ka përmendur eksperiencën e saj të punës si prokurore, ndërsa tha se është diplomuar shkëlqyer nga Fakulteti i Drejtësisë.

Jam marrë me hetimin e krimit të organizuar, me bandat dhe zbardhjen e krimeve të rënda, veçanërisht si pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kam një përvojë të konsoliduar pune. Pavarësisht vështirësive që shoqërojnë hetimet, kam vijuar me këmbëngulje në përmbushjen e detyrave të mia.

Përvoja ime më vendos në një pozitë optimale për të marrë drejtimin e SPAK-ut. Drejtimi i këtij institucioni kërkon më shumë se një vizion, duhet të njohësh me rrënjë sistemin”, tha Musabelliu.

Ajo tha se “kandidimi vjen si rrjedhojë e natyrshme e një karriere 21 vjeçare, synoj të ofroj një drejtim të pavarur dhe në rezultate konkrete në luftën kudër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

klp musabelliu spak

Lini një Përgjigje