TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 10:36

"Nuk do fusja kurrë njerëz në burg pa prova", Xholi: Si dua të mbahem mend

Shkruar nga Pamfleti
"Nuk do fusja kurrë njerëz në burg pa prova", Xholi: Si
Prokurori Adnan Xholi

Duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të KLP, prokurori Adnan Xholi theksoi se pika e tij e dobët lidhet me fokusin e tij në mbledhjen e provave para se të kryhen arrestime.

Sipas tij, këtu qëndron dhe çelësi i suksesit të një prokurori.

“Pika e dobët ka të bëjë me interesin dhe përkushtimin në mbledhjen e provave para se të vijoj me arrestimet, pasi fillimisht fokusohem në mbledhjen e provave. Suksesi i prokurorit është në mbledhjen e provave. Unë nuk fus njerëz në burg pa prova; është shkelje ligjore, kushtetuese dhe hyjnore!”, deklaroi Xholi.

I pyetur se si dëshiron të mbahet mend si prokuror dhe çfarë trashëgimie do të linte, Adnan Xholi tha se ai do të ngelet gjtihmonë si prokurori që nuk ka dëmtuar padrejtësisht askënd.

“Shpresoj të mbahem mend si prokurori që nuk e ka dëmtuar padrejtësisht askënd dhe nuk ka dhënë dënime pa bazë. Nuk dua një trashëgimi të tillë. Si drejtues, do të doja të isha tipi që i dëgjon të gjithë vartësit, i kupton, merr masa serioze dhe u gjendet pranë në çdo gjë. Jam një njeri i thjeshtë dhe nuk kërkoj salltanete. Nëse do të jem apo jo drejtues, këto virtyte do të mbeten gjithmonë pjesë e punës sime”, u shpreh më tej Xholi.

 

xholi njerez ne burg pa prova

Lini një Përgjigje