TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Gusht 2025, 11:31

Afera CEZ-DIA, Gjykata Kushtetuese cakton datën për shqyrtimin e ankimimit të Kastriot Ismailaj

Shkruar nga Pamfleti

Afera CEZ-DIA, Gjykata Kushtetuese cakton datën për shqyrtimin e

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 16 shtator për shqyrtimin e ankimit të biznesmenit Kastriot Ismailaj, i fajësuar për çështjen CEZ-DIA, një nga episodet që çoi në qeli edhe ish-presidentin, Ilir Meta.

Në ankim, Ismailaj kërkon shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë, që e lanë në fuqi dënimin e tij, si dhe rrëzimin e konfiskimit të shumave të sekuestruara gjatë hetimit, rreth 4.2 milionë dollarë, 450 mijë euro dhe 12 milionë lekë.

Çështja në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtohet vetëm mbi bazë dokumentesh. Ismailaj u akuzua për përvetësimin e gati 5 milionë eurove gjatë kontratës me CEZ për mbledhjen e borxheve të energjisë. Në shtator 2023 ai përfundoi dënimin dhe u lirua nga burgu.

Hetimi:

Historinë e aferës CEZ-DIA, SPAK e nis pikërisht me krijimin e kompanisë së Kastriot Ismailajt, “Debt Internacional Advisory” në offshore në “Virgin Island” më 5 korrik 2010, ndërsa dega në Shqipëri më 4 gusht të po atij viti. Ndërkohë që një marrëveshje me bordin e CEZ u firmos më 1 shtator. Pra as një muaj më pas. Duket qartë se Prokuroria këtu dyshon se qëllimi i krijimit të kësaj kompanie ka qenë pikërisht kjo marrëveshje.

Gjatë periudhës së krijimit të kompanisë dhe diskutimit për marrëveshjen, SPAK thekson se Ilir Meta dhe Kastrioti Ismailaj kanë komunikuar plot 115 herë me njëri-tjetrin, telefonata ose mesazhe, në vetëm 5 muaj. Jo vetëm kaq por Meta e merrte Ismajlajn me vete në mbledhjes e CEZ në Pragë, e bëri që të merrte pjesë në mbledhjes e Këshillit Mbikqyrës së CEZ-DIA por edhe Këshillit Mbikëqyrës të OSHE, edhe pse ligjërisht nuk i takonte.

Ilir Meta kishte një objektiv, të përfitonte 10 milionë euro nga afera CEZ-DIA, thuhet në dosjen e SPAK, dhe për këtë do të shfrytëzonte Kastriot Ismailajn, i cili tashmë pret fjalën e Gjykatës Kushtetuese.

Lini një Përgjigje