TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Janar 2026, 21:34

Aksidenti tragjik në Gjirokastër, aktori Deivis Myslymi mesazh prekës: Pse mi more, o Zot?!

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti tragjik në Gjirokastër, aktori Deivis Myslymi mesazh
Aktori me dy prej viktimave

Aksidenti tragjik në aksin Gjirokastër–Tepelenë që i mori jetën tre të rinjve, Martin Dulaj, Anxhelo Ruçi dhe Klajdi Myftari, ka prekur thellë jo vetëm komunitetin lokal, por edhe botën artistike.

Aktori Deivis Myslymi, i njohur për publikun shqiptar, ka reaguar me dhimbje pas lajmit, duke ndarë në rrjetet sociale një mesazh prekës për dy nga viktimat, të cilët i kishte miq të afërt.

Çfarë të shkruaj?! Çfarë të them për ju?! Pse m’i more, o Zot?! Një 'pse' që nuk merr përgjigje… Ti e di, o Zot, pse. Të lutem, m’i ruaj atje lart. Nuk do t’ju harroj KURRË o vëllezër”, shkruan Myslymi, duke reflektuar tronditjen dhe pikëllimin e thellë për ndarjen e parakohshme të tre të rinjve.

1 Komente

  1. N
    Një moshatar Enver Rrapa

    Ngushllime familjeve fat Kejsi e pa pritur

    Lini një Përgjigje