Pas më shumë se 48 orësh bllokim, pika kufitare e Qafë Thanës është rihapur gjatë pasdites së sotme. Autoritetet kanë arritur të largojnë autobotin me gaz që ishte përmbysur në rrugë dhe kishte bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve.
Aksidenti ndodhi më 30 dhjetor dhe përpjekjet për të zhvendosur mjetin e rëndë zgjatën për dy ditë, për shkak të rrezikut të rrjedhjeve dhe masave të sigurisë. Vetëm këtë pasdite është bërë i mundur pastrimi i plotë i rrugës dhe normalizimi i trafikut në këtë segment strategjik.
Gjatë kohës që pika doganore e Qafë Thanës ishte jashtë funksionit, qarkullimi i mjeteve drejt dhe nga Maqedonia e Veriut u devijua në dy pika të tjera kufitare: Tushemisht dhe Gorica. Policia kufitare dhe shërbimet doganore organizuan përkohësisht trafikun për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në këto pika alternative.
Lini një Përgjigje