TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2025, 22:37

Aksion në mes të natës, Bashkia e Durrësit nis lirimin e plazheve publike

Shkruar nga Pamfleti

Aksion në mes të natës, Bashkia e Durrësit nis lirimin e

Bashkia e Durrësit ka nisur mbrëmjen e sotme një aksion për lirimin e hapësirave publike në plazhet e qytetit, të cilat janë zaptuar në mënyrë abuzive nga subjekte apo individë të ndryshëm.

Ky operacion vjen si pjesë e masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror. Në një njoftim zyrtar, Bashkia bën me dije se çadra dhe shezlongë të vendosur pa leje janë larguar nga zonat publike të plazhit, të cilat janë të dedikuara për përdorim nga të gjithë qytetarët dhe pushuesit.

"Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik nisëm aksionin për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive nga persona të ndryshëm, duke i zaptuar këto hapësira që janë të dedikuara për të gjithë qytetarët. Aksioni për lirimin e hapësirave të plazheve publike do të vijojë përgjatë gjithë bregdetit të Durrësit.

I bëjmë thirrje subjekteve apo dhe individëve të mos zaptojnë këto hapësira pasi ato i përkasin të gjithë pushuesve”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Lini një Përgjigje