TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Gusht 2025, 10:37

Aksioni i qeverisë për faturën e bulmetit, ministri njofton "sukseset": Në 20 ditë u bllokuan 103 ton mallra!

Shkruar nga Pamfleti
Aksioni i qeverisë për faturën e bulmetit, ministri njofton
Në 20 ditë u bllokuan 103 ton mallra ka njoftuar ministri Malaj

Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi përfundimin e fazës së parë të verifikimeve në terren, në kuadër të forcimit të ligjshmërisë fiskale në sektorin e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Përmes një postimi në Facebook, ai tha se brenda 20 ditëve të para janë inspektuar 283 subjekte dhe janë bllokuar 103 ton mallra.

Malaj njoftoi se tashmë administrata Tatimore do të nisë fazën e dytë, e cila do të fokusohet në monitorimin e vazhdueshëm të shoqërimit të produkteve me faturë tatimore.

Sipas tij qëllimi i kësaj nisme është formalizimi i tregut, rritja e sigurisë ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit.

“Zero tolerancë ndaj çdo subjekti që shkel ligjin dhe nuk respekton rregullat e tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale”, deklaroi Malaj.

Nga data 14 Korrik qeveria urdhëroi që qumështi dhe produktet e bulmetit duhet të jenë të shoqëruara me faturën fiskale.

Ultimatumi i Ramës, që sipas tij synon gjurmueshmërinë e produkteve, për të garantuar sigurinë ushqimore, më shumë se fiskalizim po rrit ndjeshëm importet dhe po zhduk tregjet lokale.

Kjo masë që ministri Malaj e paraqet si "sukses", rrezikon të ketë efekte negative për blegtorët dhe prodhuesit e vegjël.

Grumbulluesit nuk do të jenë të interesuar për marrjen e prodhimit të tyre. Ngërçi, që e ka zanafillën te TVSH-ja zero për bujqësinë e blegtorinë, që mund të stimulojë dhe më shumë importin.

aksioni i qeverisë për faturën e bulmetit petrit malaj

Lini një Përgjigje