TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Gusht 2025, 07:11

Plagosja në Vlorë, zbulohen emrat e dy personave të përfshirë në ngjarje

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja në Vlorë, zbulohen emrat e dy personave të
Plagosja në Vlorë

Kristi Konstadini dhe Indrit Halili janë dy personat e plagosur mbrëmjen e së shtunës në Vlorë.

Mësohet se të dy janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe janë duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Ndaj tyre pritet të kryhet edhe masa e arrestit.Në ambientet e spitalit ndodhet edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve të përfshirë në konflikt.

"Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 21:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete të mprehta shtetasit I. H., 32 vjeç dhe K. K., 32 vjeç.

Të dy personat kanë marrë dëmtime, jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital duke marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj", njofton policia. 

plagosja në vlorë

Lini një Përgjigje