TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2025, 13:27

Aksioni i SPAK me finlandezët, kryeprokurori Hans: Transporti bëhej me kamion dhe shërbim postar

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i SPAK me finlandezët, kryeprokurori Hans: Transporti bëhej me

Kryeprokurori i Finlandës, Hans ka treguar detaje nga operacioni antidrogë i përbashkët me autoritetet tona, që ka çuar në goditjen e 4 grupeve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Hans tha se një nga rrugët e transportit të drogës nga Holanda për në Finlandë u bë me kamionë, me targa dhe shofer polak.

“Një nga rrugët nga Holanda për në Finlandë me kamionë me targa polake dhe shofer polak. Është shumë e zakonshme, amfetamina ka konsum të lartë në Finlandë. Kanabisi trafikohej nga Spanja në drejtim të Finlandës. Nga 55 shtetas të dënuar në Finlandë, 10 prej tyre janë me shtetësi shqiptare, por kemi polakë dhe finlandezë të dënuar mes tyre”, tha ai.

Prokurori Shehu u shpreh se të përfshirë të këtë rrjet trafiku kokaine ka pasur edhe shtetas rumunë, aziatikë, dhe afrikanë.

“Karakteristikë e këtyre grupeve ka qenë bashkëpunimi i tyre me njëri-tjetrit për qëllime kriminale. Dy nga grupet organizonin trafikimin nga Shqipëria për ta dërguar nga Spanja për në Finlandë dhe atje kishin rrjetin e shpërndarës”, tha prokurori.

Ai tregon gjithashtu se një grup tjetër vepronte vetëm në Finlandë për blerjen dhe shitjen e lëndëve narkotike. Grupi tjetër kishte për qëllim trafikun e drogës nga Spanja në Finlandë përmes shërbimit postar.

Sipas prokurorit Alfred Shehut, një pjesë kanë qenë të ndjekur në Finlandë dhe jo të identifikuar në Shqipëri.

Lini një Përgjigje