TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2025, 12:42

Goditja e grupit kriminal nga SPAK, komisari finlandez: 'Kokat' vepronin nga Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti

Goditja e grupit kriminal nga SPAK, komisari finlandez: 'Kokat'

Komisari për Krimin në Byronë Kombëtare në Finlandë gjatë konferencës për mediat  në SPAK, tha se drejtuesit kryesor të grupit kriminal vepronin nga Shqipëria. 

SPAK së bashku me autoritet finlandeze kanë goditur grupin kriminal të trafikut të armëve dhe drogës. 

“Dua të përgëzoj të gjithë kolegët që morën pjesë në këtë operacion sot në mëngjes. Dua të përgëzoj SPAK për bashkëpunimin gjatë dy viteve të fundit. Mbi dy vjet më parë, një hetim në shkallë të gjerë në Finlandë që u arrestuan rreth 55 shtetas. U sekuestruan rreth ..që u trafikua nga Spanja dhe Holanda. Nga sasia totale rreth 170 ishin...10 kg kokainë dhe rreth 100 kg marijuanë pjesa tjetër tableta lëndësh narkotike. Nga hetimi në Finlandë, rezultoi se drejtuesi kryesor ishin shtetas që vepronin nga Shqipëria", u shpreh komisari nga Finlanda.

Lini një Përgjigje