TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2025, 13:09

"Dy 'kapot' e grupit janë nga Vlora", autoritetet finlandeze: Komunikonin me Telegram dhe Signal 

Shkruar nga Pamfleti

"Dy 'kapot' e grupit janë nga Vlora", autoritetet

SPAK dhe autoritet finalndeze kanë goditur disa grupe krimianle të trafikut të armëve dhe drogës. 

Në konferencën për mediat në SPAK, prokurori Shehu tha se dy kokat e grupit ishin nga Vlora. 

“Dy nga krerët e grupeve kriminale janë me origjinë nga Vlora. Pjesa tjetër ka qenë e përqëndruar në zonë e Kuçovës dhe Beratit. Një pjesë e tyre ishin të vendosur me banim në Tiranë. Aktivitete të ligjshme, ata kanë qenë qytetarë të lirë. pjesa më e madhe të tyre lëviznin jashtë shtetit”, tha prokurori Alfred Shehu.

Ndërsa zyrtari finlandez sqaroi se anëtarët e grupit komunikonin nëpermjet platformave Telegram dhe Signal. 

"Sa i përket komunikimit, përdornin platformën Telegram, Signal, kjo është diçka e zakonshme për shtetasit e përfshirë në akvititetin kriminal në ditët e sotme”, tha zyrtari finlandez.

Lini një Përgjigje