
Përveç kryebashkiakut Erion Veliaj, SPAK ka kërkuar arrestimin edhe të biznesmenit Elman Abule. Abule dyshohet nga SPAK për veprën penale të pastrimit të parave. Sipas burimeve masaj ndaj tij sapo është ekzekutuar.
Ndërkohë disa biznesmenë të tjerë janë vënë në masë sigurie “detyrim paraqitje”.
'Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;', njofton SPAK.
SPAK e pozicionon Elman Abulen në krye të një skeme të pastrimit të parave, që është përdorur për të pastruar shumë të mëdha parash.
Lini një Përgjigje