Aktivisti Andi Tepelena u bëri thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të reagojnë lidhur me situatën e krijuar gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Në një prononcim për mediat pas incidenteve, Tepelena kërkoi ndërhyrjen e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të partnerëve ndërkombëtarë, duke i lidhur thirrjet e tij me ndërhyrjen e policisë gjatë protestës.
“Janë dhunuar në mënyrë të tmerrshme. I bëj thirrje ambasadës amerikane se ka shumë shqiptar me nënshtetësi amerikane që të ndërhyjë urgjent. Duhet ndërhyrja ndërkombëtare për t’i vënë fre këtij regjimi gjakatar. Balla është bandit që ka bërë thirrje policisë që të ushtrojë dhunë ndaj qytetarë paqësorë. Ata ministrat se donin të hanin bukë, urdhëruan policinë që të ndërhynin ndaj nesh. Ai është llumi i shoqërisë shqiptare.
Ka ardhur koha që të ikin. Ne jemi qytetarët më paqësorë të këtij vendi, pro evropianë dhe pro perëndimorë. Që në ditët e para të protestës kemi treguar qytetari. Balla është një legen që do të provojë dhunën për të na nxjerrë si antiamerikan, si agjentë të Iranit. Është provokator i rëndomtë. Iu bëj thirrje protestuesve që të jenë të shumtë në numër. Nuk ka kthim pas.”, tha ai.
Lini një Përgjigje