Protesta e zhvilluar përpara Kuvendit u shoqërua me tensione të forta, teksa një grup protestuesish kaluan nga hedhja e vezëve dhe miellit në përplasje me forcat e rendit dhe akte vandalizmi.
Gjatë incidenteve, në shënjestër u vu një automjet i Policisë së Shtetit.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, protestuesit fillimisht e goditën mjetin me gurë, ndërsa më pas përdorën gardhe metalike, duke i përplasur disa herë mbi automjet dhe duke i shkaktuar dëmtime, përfshirë thyerjen e xhamave.
Pas përshkallëzimit të situatës, forcat e policisë ndërhynë për të larguar personat e përfshirë në incident dhe për të rikthyer kontrollin në zonë. Gjatë operacionit u shoqëruan disa protestues, ndërsa efektivët vijuan veprimet për identifikimin e personave të përfshirë në dëmtimin e automjetit.
Protesta para Kuvendit vijoi gjatë gjithë paradites dhe në disa momente u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa masat e sigurisë në perimetrin e Parlamentit mbetën të përforcuara.
proteste si ato te pede-se.
jo, si ato te 21 janarit ku dogjen makina e prishen cdo gje .Edi dhe saliu jane robqira qe te dy .......