TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Dhjetor 2025, 21:59

Akuza e fortë e Shemsi Prençit: Kazinotë lulëzojnë sheshit, ruhen nga krerët më të lartë të policisë

Shkruar nga Pamfleti
Akuza e fortë e Shemsi Prençit: Kazinotë lulëzojnë
Shemsi Prençi

Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, ka bërë akuza të forta lidhur me funksionimin e lojërave të fatit në Shqipëri dhe mungesën e përfitimeve për shtetin.

Sipas Prençit, sistemi i tatimeve në vend nuk përfiton asnjë të ardhur nga aktiviteti i lojërave të fatit, pavarësisht faktit se këto aktivitete vazhdojnë ende në mënyrë aktive. Ai theksoi se situata është e njohur dhe e toleruar në disa qytete të Shqipërisë.

Në disa qytete të vendit ka kazino që kontrollohen nga grupe kriminale dhe ruhen nga drejtorë dhe zv/drejtorë të policisë, pasi këta të fundit marrin rrogat”, deklaroi Prençi, duke nënvizuar lidhjet e drejtpërdrejta mes krimit të organizuar dhe strukturave të rendit.

Ish-drejtuesi i policisë e cilësoi situatën edhe më alarmante kur, sipas tij, qeveria dhe instrumentet shtetërore bëhen pjesë e këtij mekanizmi ose i shërbejnë interesave të grupeve kriminale. “Situata më e rëndë është kur qeveria dhe instrumentet e saj bëhen pjesë ose i shërbejnë grupeve kriminale”, u shpreh ai i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24.

 

prenci kazino policia

Lini një Përgjigje